PD ankohet për bojën e gishtit: Fshihet lehtë/ Analisti e provon LIVE: Nuk ndodh!

schedule11:07 - 11 Maj, 2025

schedule 11:07 - 11 Maj, 2025

Gjatë ditës së sotme, PD u ankua përmes një shkrese në KQZ për fshirjen e bojës në gishtin e votuesve.

“Nga anëtarët dhe vëzhguesit tanë në Qendrat e Votimit kemi marrë raportime të shumta se zgjedhësve nuk iu është bërë timbrosja dhe në rastet kur është bërë boja e timbrit fshihet lehtësisht.

Neni 105, pika 1, gërma “dh”, e Kodit Zgjedhor parashikon se: “Zgjedhësi timbroset në dorën e majtë nga një anëtar i caktuar me vendim të KQV-së me një lëndë të posaçme, të dukshme me shikim të lirë dhe që nuk hiqet për jo më pak se 24 orë, me qëllim shmangien e votimit më shumë se një herë dhe më pas i jepet fleta e votimit. Në rast se zgjedhësi nuk pranon të timbroset me lëndën e posaçme, atij nuk i jepet fleta e votimit dhe identiteti i tij mbahet shënim në Librin e Protokollit të Mbledhjeve të KQV-së.”.” thuhej në shkresën e PD për KQZ.

Po rnë studion e ABC Neës, analisti Minxhozi provoi të kundërtën. Si votues, Minxhozi demonstroi LIVE se boja e vendosur në qendrën e votimit, nuk fshihet.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!