PD depozitoi në Parlament amendamentin që përjashton nga pagesa familjet që përdorin puset për t’u furnizuar me ujë, si në fshat edhe ne qytet.
Në projektligjin e Ministrisë së Bujqësisë tarifa e përdorimit të ujit nga puset nuk përcaktohet, duke e lënë atë në vullnetin e qeverisë.
Ne nje njoftim te zyres se shtypit te PD thuhet se, për të penguar arbitraritetin e qeverisë, propozohet qe të vendoset në ligj përjashtimi nga tarifat për çdo familje që nëpërmjet puseve, plotëson nevojat familjare apo i përdor puset për qëllime bujqësore dhe blegtorale.
Referuar te dhenave te INSTAT, PD bent e ditur se rreth 300 mijë familje ne fshat perfitojne nga kjo nisme nëse ajo do të pranohet nga qeveria.
Ne amendament propozohet gjithashtu që fushata 6 mujore e parashikuar nga qeveria për informimin e qytetarëve dhe plotësimin e dokumentacionit, të zgjerohet në dy vjet për t’u dhënë përdoruesve të puseve kohë të mjaftueshme për regjistrimin e tyre./abcnews.al