Jo vetëm qesharake, por edhe të përsëritura i sheh Partia Demokratike deklaratat e ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka për zjarrëveniet.
Sipas ish-deputetes demokrate Dhurata Çupi, ministrja përsëriti skenarin e akuzave të pabaza hedhur në drejtim të Partisë Demokratike.
“Nëse minisitrja e mbrojtjes ka informacione mbi aktet kriminale ajo ka detyrimin t’i depozitojë ato në prokurori,- thekson Çupi.
Në vend që të shpallë opozitën armik për çdo dështim të saj, qeveria duhet të përqëndrohet në identifikimin e zjarrvënësve, -thekson ish-deputetja demokrate./ abcnews.al