Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një deklaratë për media ka akuzuar ministren Elisa Spiropali dhe familjen e saj, si të përfshirë në një skemë përfitimi të parave publike përmes tenderave korruptive.
Korrupsion, konflikt interesi dhe fshehje pasurie.
Janë këto akuzat e artikuluara nga Jorida Tabaku në drejtim të rilindjes. Skema e përdorur është ajo e tenderave të dhënë brenda familjes së Elisa Spiropalit, që sipas demokratëve përfitoi…
“550 milion lekëve para publike shumica e të cilave janë dhënë përmes tenderave që bashëkshorti i saj i ka dhënë tek kompania e vëllait të saj”.
Kompania është krijuar në gusht të 2013-ës nga vëllai i zëdhënëses së qeverisë Elisa Spiropali.
“Brenda pak muajve kompania fitoi tenderin e parë në 27 mars 2014, bamirësi ishte bashëkshorti i Elisës”.
Tre ditë më vonë, në 1 prill të 2014-ës, Enki Spiropali vendos t’i shesë kompaninë Marjus Memushajt.
“Kushëriri i bashkshortit të Elisës, e shiti me 1 milion lekë edhe pse sapo kishte fituar tender prej 6 milion lekësh”.
Llogaria financiare e përfitimit nga paratë publike për familjen Spiropali për Drejtuesen e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike, Lealba Pelinku, kalon gjysmë milliard lekë.
“Bashkëshorti i ka dhënë kompanisë së vëllati të Elisës rreth 350 milion lekë. Sipas të dhënave nga thesari i shtetit, Solomon ka përfituar fonde edhe nga drejtoria e doganave Fier kur Elisa ishte drejtoreshë doganash”.
Më pas ka qënë edhe dogana Vlorë ajo që i ka dhënë plot 67 milion lekë po të njëjtës shoqëri, e cila ka marrë tendera ku eksperienca ka qënë kriter kryesor.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i zëdhënëses së qeverisë e cila akuzat i konsideron si hedhje e bojës së rradhës mbi përfaqësuesit e mazhorancës. Duke mohuar që vëllai i saj të ketë përfituar kontratë apo fonde publike, ministrja Spiropali në rrjetet sociale njofton se do të padisë akuzuesit në gjykatë./abcnews.al