Partia Demokratike në 100-vjetorin e Tiranës kryeqytet akuzon kryebashkiakun Veliaj për abuzim me buxhetin.
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa përmes një postimi në Facebook thekson se qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Erion Veliaj. Në reagimin e saj Zhupa shkruan se në Tiranë mungojnë vendqëndrimet për qytetarët në stacionet e autobusëve.
https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/533926720813748/
Postimi i plotë:
100 vjet Tirana- 100 stacione në gjendje të mjerueshme, pa vendqëndrim, qytetarët e Tiranës trajtohen pa dinjitet nga Veliaj!
Veliaj me 200 milion euro buxhet dhe Tirana është ende qyteti pa vendqëndrime për qytetarët në stacionet e autobusit!
Në një vëzhgim të kryer në rrugët e Tiranës, konstatohet mungesa e vendqëndrimeve për qytetarët në stacionet e autobusit. Ndërkohë që në kryeqytetet e tjera nuk bëhet fare diskutimi i vendqëndrimit por si ta transformojmë atë në art, dhe në vend për të lexuar etj!
Qytetarët e Tiranës trajtohen si të dorës së dytë, paguajnë taksa për një super buxhet dhe mbrapsht nuk marrin shërbime. Kujtojmë që shërbimi urban nga konstatimet e kryera rezulton i degraduar dhe më shumë problematika të faktuara kryesisht si: çmimi i rritur i biletës, mungesa e vendqëndrimeve në stacion, mungesa e korsive të dedikuara, vonesat në pritjen e autobuzit, kushtet e brendshme te autobuzave, mungesa e biletave, mungesat e aboneve, etj etj.
Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët, edhe fushë ndërtimi për oligarket. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!/abcnews.al