Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama këtë të enjte në seancën plenare.
Ne reagimin e saj në Facebook, selia blu liston 10 gënjeshtrat më të mëdha të kryeministrit, të cilat sipas demokratëve kryeministri i bëri sot pa u skuqur fare.
Postimi i plotë:
10 gënjeshtrat më të mëdha të Edi Ramës sot pa u skuqur fare
- Gjoja u revoltua me ata nuk mbrojnë të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por vetë erdhi në pushtet me Aleancën e Qelbësirave dhe të Kriminelëve.
- Thotë se opinioni mbështet 72% të ashtuquajturin ligj antiKÇK, por nuk tregon se 87% nuk beson se qeveria do ta zbatojë ligjin kundër krimit.
- Gjoja vajtoi për vajzat e trafikuara, por bëri deputetë 2 trafikantë vajzash, Arben Ndokën, Mark Frrokun dhe kryebashkiak një përdhunues, Elvis Roshin.
- Bën sikur po lufton krimin e organizuar, por banda e Avdylajve është e regjistruar me Vangjush Dakon, që blejnë vota për Edi Ramën për t’i bërë surprizë 10 deputetë në Durrës.
- Lavdëron si kurajoze Ministren e Drejtësisë, por nuk thotë pse bashkëshorti i ministres është peng për shkak të llogarive të dyshimta me bixhozin.
- Flet për të burgosur që do të vuajnë me 41 bis, por Agim Kajmaku shëtit i lirë në mes të Tiranës dhe Edi Rama vazhdon ta majmë me tendera publikë.
- “Vajton” për 28 kriminelë të liruar nga gjykatat, por nuk thotë se ata u liruan me firmën e drejtorëve të tij të burgut dhe kryebashkiakëve të tij garantë.
- Deklaroi se për herë të parë po preken të paprekshmit, por deri tani nuk është konfiskuar asnjë pasuri domethënëse e krimit të organizuar.
- Tha se pasuritë e politikanëve janë të kontrolluara, por nuk tha se ku i gjeti ai 2 milionë euro për të ndërtuar vilën luksoze në Surrel.
- Shpalli dashurinë për shqiptarët, por në 7 vjet vetëm i ka vjedhur, u ka rritur taksat dhe i ka burgosur./abcnews.al