Pazari i Vjetër i Krujës prej muajsh pa asnjë vizitor, tregtarët me sytë nga hapja e kufijve

schedule17:07 - 27 Qershor, 2020

schedule 17:07 - 27 Qershor, 2020

Pazari i vjetër i Krujës është destinacion i pashmangshëm për të gjithë ata që duan të vizitojnë qytetin që qëndron në faqen e malit.

Ndonëse është një nga asetet e trashëgimisë kulturore, prej muajsh në këtë hapësirë nuk ka shkelur asnjë turistët, vendas dhe i huaj.

Tregtarët janë më sytë nga hapja e kufijve.

“Turizëm s’ka por ishalla do të hapet që të punojmë, këto ditë s’kemi pas punë”, është shprehur një tregtare.

Hasan Stafa, kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit kërkon nga shteti mbështetje.

“Qeveria duhet ti trajtojë me një pagë lufte, deri në momentin që të vijnë turistët dhe këto të nisin punën”, ka thënë Stafa.

Ndërkohë në kalanë e Krujës ka nisur puna për riparimin e dëmeve, që u shkaktuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Dëmet që janë shkaktuar nga tërmeti besoj se janë drejt riparimit. Ekipe tona e kanë treguar aftësinë e tyre dhe pres ta tregojnë edhe këtu që të mos i zhgënjejmë”, është shprehur ai.

Shtetet e bashkuara akorduan, 800 mije USD për restaurimin e monumenteve te kulturës të dëmtuara nga lëkundjet e forta të tokës vitin e shkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!