Nga Leontina Nika
Në pronën e shtëpisë së Begejve, shtëpie e cila u kthye nga shtëpi lulesh në shtëpi policësh. Pronari Xhim Begeja rrëfeu përmes një reportazhi në ABC, detaje të kësaj shtëpie ndërtuar në vitin 1928, e arkitekturës italiane, me instalimin e diktaturës kjo shtëpi u shndërrua në hetuesi dhe vend torturash për shumë qytetarë të Tiranës.
Xhim Begeja thote se pas reportazhit në ABC mori shkas ideja e banorëve autoktone të lagjes së Selvisë në Tiranë për të zhvilluar zonën në bazë të vlerave të trashëgimnise kulturore , zonë e cila vazhdon me Pazarin e Ri drejt zones së Selvisë (Rruga e Saraçve – Rruga e Dibrës – Poliklinika Qendrore – Rruga Qemal Stafa).
“Familjet tona kërkojnë që jo vetëm do të zhvillohet dhe duhet të mbrojmë vlerat e qytetit tonë duke mbrojtur me dinjitet monumentet, por duke na vlerësuar djersën e të parëve”.
Qëllimi kryesor i këtyre banorëve është ndërtimi i pazarit te vjetër në mes të Tiranës. “Nga Pazari i ri është kthimi i modelit të Pazarit të vjetër”.
Në fazën e parë të konkursit për zhvillimin e kësaj zone, duke ruajtur edhe vlerat e trashëgimisë morën pjesë 5 universitete me emer ne Europe si dhe 10 studio arkitekture , si edhe nje grup i Bashkisë së Tiranës. Në fund të këtij viti nga 3 projektet finaliste do përzgjidhet edhe projekti fitues. /abcnews.al