Max Allegri ka marrë drejtimin e Juventusit, që gjatë kësaj vere pritet të bëjë disa lëvizje në merakto. Pikëpyetjet janë të mëdha dhe në kampin bardhezi mendojnë për mbrojtjen.
Corriere di Torino shkruan se drejtuesit e klubit po tentojnë të rinovojnë edhe me një vit tjetër marrëveshjen me Matthijt De Ligt, i cili shikohet si pjesë e rëndësishme e ekipit.
Jo më kot janë paguar për të 75 milion euro. Demiral është drejt largimit, pasi i mundojnë hapësirat, kurse Bonucci dhe Chiellini i kanë kaluar të 30-at dhe normalisht duhet menduar të zëvendësohen.
Kështu Juventusi mendon për dy emra për mbrojtjen. Njëri është Alessio Romagnoli, kapiteni i Milanit që e ka humbur vendin e titullarit te kuqezinjtë dhe mbeti edhe jashtë EURO 2020.
Tjetri është një nga më të kërkuarit, Nikola Milenkovic i skuadrës së Fiorentina. Klubi “Vjollcë” kërkon 40 milion euro për kartonin e serbit, kurse Romagnoli mund të sigurohet për një shifër më të ulët. /abcnews.al