Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pavloviç: Nuk mendojmë për Shqipërinë/ Mbrojtësi i Serbisë komenton dy ndeshjet e Kupës së Botës

schedule12:35 - 12 Nëntor, 2025

schedule 12:35 - 12 Nëntor, 2025

Nuk dëshiron të kthejë kokën pas. Strahinja Pavlovic, mbrojtësi i Serbisë dhe i Milanit, deklaron për kamerën e Federatës Serbe të Futbollit, se vëmendja duhet të jetë për ndeshjet ndaj Anglisë dhe Letonisë, dhe jo për atë që do të bëjë Shqipëria.

Pasi ka kaluar një muaj që nga humbja ndaj kuqezinjve, e ndodhet I grumbulluar me përfaqësuesen, futbollisti 24-vjeçar, iu përgjigj kështu pyetjes nëse mendon për Shqipërinë, rivalin për plej ofin në Botëror.

“Jemi të përqëndruar vetëm tek ndeshjet tona. Sa herë që kemi menduar për të tjerët dhe kemi bërë llogari, nuk na ka dalë mirë. Duhet të mendojmë vetëm për veten. Kemi dy ndeshje, dhe njërën ndaj njërës prej kombëtareve më të forta, në njërin nga stadiumet më të bukur. Mendoj se gjëja më e rëndësishme është të jemi seriozë, të kënaqemi dhe të japim qind për qind, dhe të jemi të qetë në ndërgjegjen tonë edhe nëse nuk ia dalim dot”.

Skuadra përfaqësuese serbe vazhdon përgatitjet për duelin kundër Anglisë në “Uembli”, duke pasur disa mungesa si kapitenin Mitrovic të dëmtuar, mesfushorin Milinkoviç-Saviç I cili ende nuk është kthyer në kombëtare, dhe vëllanë e tij portier, Vanja Milinkoviç-Saviç.

Trajneri Paunoviç ka shprehur gjithnjë besim se Serbia mund t’ia dalë kundër Anglisë, dhe duket se atmosfera në ekip është më e mirë sesa me Dragan Stojkovicin.

Këtë të enjte është sfida në Londër dhe të dielën kundër Letonisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!