Pavioni Covid në spitalin e Durrësit mbushet brenda ditës me pacientë

schedule11:31 - 17 Shkurt, 2021

schedule 11:31 - 17 Shkurt, 2021

Në ditën e dytë të funksionimit pavioni Covid në Durrës është mbushur.

Gazetari Leonidha Musaj bën me dije për ABC se burimet brenda spitalit i kanë konfirmuar se në ambientet e  spitalit po marrin shërbim vetëm pacientët që kanë nevojë për oksigjen.

Ndër të tjera mësohet se fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë është i lartë dhe nëse do të vijojë me këto ritme infektimesh do të shikohet mundësia e zgjerimit edhe në ambiente të tjera, siç është ambienti i ri tek godina e Pediatrisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!