Me vetëm 1 vit të mbetur në kontratën e tij me “bavarezët” e Bayern Munich, anësori francez i mbrojtjës, Benjamin Pavard duket se do të largohet këtë verë nga “Allianz Arena”, me “gjigandët” e Evropës, që janë vënë në ndjekje të 27-vjeçarit.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, “të kuqtë” e Mynihut pritet ta lënë mbrojtësin të largohet vetëm nëse marrin një ofertë prej 30 ose 40 milionë eurosh, me Real Madrid, Barcelona, Manchester City e United, që kanë shfaqur interesim për të afruar francezin.
Ndërkaq, kujtjomë se Benjamin Pavard është pjesë e “bavarezëve” prej 4 sezonesh, teksa ka arritur të fitojë gjithçka me skuadrën e Bayern Munich, përfshirë këtu dhe trofeun prestigjioz të UEFA Champions League. /i.m /abcnews.al