Pauzë në muzikë, Jeta Faqolli rrëfen e zhgënjyer: Shumë dyer më janë mbyllur

schedule21:41 - 22 Maj, 2021

schedule 21:41 - 22 Maj, 2021

Gjatë evolucionit të muzikës kemi parë shumë këngëtarë të vijnë dhe të ikin, disa prej tyre jo vetëm që kanë lënë emrin e tyre, por hite që vazhdon dëgjohen ende sot, madje me plot nostalgji.

Një ndër to mund të përmendim edhe Jeta Faqolli e cila dikur ka bërë namin me këngën “Konkurrenca”. Por pse është tërhequr kohët e fundit nga muzika dhe sidomos nga vëmendja mediatike?

Jeta Faqolli ka qenë e ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC dhe ka shpjeguar arsyet e pauzës së saj. Sipas saj nuk po e gjen më veten në këtë treg muzikor dhe nuk ka gjetur një menaxher të mirë që edhe ajo të jetë e suksesshme si këngëtaret sot më IN të momentit.

“Në fakt edhe unë kam pasur ato pauzat e mia gati 2-vjeçare, sepse vitet e fundit nuk është se e kam gjetur veten në treg pasi gjërat ndryshojnë dhe unë si këngëtare që jam nuk mundem të menaxhoj vetë gjithçka. Është bërë e vështirë. Në fillim gjërat kanë qenë më të thjeshta. Këto kohë po ecin këngëtarët që kanë një menaxher dhe kontakte shumë të mira, shumë të forta dhe një investim më të madh. Gjë që unë mezi e kam kuptuar këtë gjë dhe normalisht jam shkëputur. Mendova të mbyll pjesën e televizionit, por të jem vetëm në pjesën e live-it. Kështu e kam menduar, por gjithçka mund të ndryshojë”, është shprehur Jeta Faqolli.

Ndër të tjera ajo ka shtuar se është zhgënjyer, ndërsa nuk ka mohuar faktin se edhe shumë dyer i janë mbyllur.

“Zhgënjim, shumë dyer më janë mbyllur, nuk e kam gjetur veten. Unë nuk kam dhënë as 20% e asaj që unë mendoj se jam. Është moda e këngëtarëve më trendi. Jam me këmbë në tokë”, përfundoi Jeta Faqolli. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!