Paundi arrin nivelin më të lartë në 11 muaj kundrejt dollarit

schedule11:56 - 5 Maj, 2023

schedule 11:56 - 5 Maj, 2023

Banka e Anglisë rriti normat e interesit në 4.25% në fund të marsit, me dy rritje të tjera prej 0.25%  që priten deri në shtator.

Megjithatë, ajo mbetet monedha e tregut të zhvilluar me performancën më të mirë deri më tani në 2023, pasi u rrit me 4.3% kundrejt dollarit në mes të trazirave në sektorin bankar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dollari është dobësuar pavarësisht se Banka qëndrore Amerikane ka rritur sërish normën bazë të interesit duke e cuar atë në 5.25%. Kjo është rritja e 10 radhazi në pak më shumë se një vit që banka qëndrore Amerikane po bën, duke e cuar normën e interesit në nivelin më të lartë që nga viti 2007, para krizës financiare.

Indeksi i dollarit, i cili mat monedhën kundrejt një shporte prej gjashtë homologësh, ka rënë me 1.6 për qind që nga fillimi i vitit.

Rënia e Silicon Valley Bank me bazë në Kaliforni, së bashku me dy huadhënës të tjerë të mesëm amerikan, në të njëjtën kohë, ka ulur pritshmëritë e disa investitorëve. Kjo pasi falimentimet kanë ndodhur në një vend ku normat mund të arrijnë kulmin, me një shtrëngim të kushteve të kredisë që pritet të ftohë ekonominë në vend.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!