Padyshim kur kujtojmë legjendat e mesfushës angleze, ndër emrat e parë që na vjen në mendje është ish-“djalli” i United, Paul Scholes.
Dashuria e 48-vjeçarit për “djajtë e kuq”, duket se nuk do të shterojë kurrë dhe ditën e djeshme, ish-arkitekti i mesfushës dha një koment mbi merkaton e verës të United, ku nuk mungoi as një sygjerim nga ana e veteranit për bordin e “djajve”.
“Unë mendoj se Osimhen është një lojtar i madh, por ai do të ishte më shumë i përshtatshëm për Chelsea. Lautaro Martinez do të ishte ideali për stilin e lojës së Ten Hag tek United.
Nuk kam parë shumë ndeshje të Osimhen, por më ngjason me Drogba”, deklaroi Scholes, duke iu referuar legjendës të Bregut të Fildishtë /i.m /abcnews.al