Paul Mccartney e Ringo Star sërish bashkë në emër të John Lennon

schedule10:40 - 16 Shtator, 2019

schedule 10:40 - 16 Shtator, 2019

Pol McCartney dhe Ringo Star bëhen sërish bashkë në emër të John Lenon. Dy nga pjesëtarët e ish-grupit të famshem muzikor “The Beatles” inçizuan një version të një kënge të shkruar nga ish-kolegu i tyre Lenon, disa muaj para vrasjes.

Paul McCartney e Ringo Star, dy këngëtarët e dikurshëm të grupit të famshëm “The Beatles” janë bashkuar për të regjistruar një kover të pjesetarit të tyre të grupit Xhon Lenon, që u vra në dhjetor 1980.

Bëhet fjalë për një version të  “Grow old with me”, kompozuar për “Double Fantasy”, albumi i fundit i artistit para vdekjes tragjike. Kënga do të jetë pjesë e albumit të ri me titull “Cili është emri im”, që bateristi Ringo Star, do të nxjerrë në 25 tetor.

“E këndova sa më mirë që munda,” tha Ringo Star në një deklaratë. “Unë absolutisht doja edhe Paul me mua, dhe fatmirësisht ai tha po. Ai luajti bas dhe këndoi pak me mua, kështu që koveri është gjithashtu pak edhe veper e tij”- deklaroi Ringo Star.

“Grow Old With Me”, një nga këngët e fundit të shkruara nga Lennon para vdekjes, tashmë është shfaqur në “Milk and Honey”, albumi i nxjerrë pas vdekjes së tij në vitin 1984. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!