Patronazhistët e PS, OSBE-ODIHR për ABC: Shqetësim i madh, kërcënon demokracinë

schedule15:45 - 26 Prill, 2021

schedule 15:45 - 26 Prill, 2021

OSBE-ODIHR dënojnë rrjedhjen e informacioneve të qytetarëve, referuar databaze-s së PS-së për patronazhistët. Në paraqitjen e raportit paraprak për zgjedhjet e 25 Prillit, gazetarja e ABC, Esiona Konomi i pyeti përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në lidhje me këtë cështje.

Lexo edhe: Misioni i ODIHR për zgjedhjet: U ushtrua presion mbi administratën, dënojmë vrasjen në Elbasan

Azay Guliyev, koordinator special dhe drejtuesi afatshkurtër i misionit vëzhgues në Shqipëri u shpreh se rrjedhja e informacioneve personale është një shqetësim shumë i madh.

Rrjedhja e informacioneve personave nga databaza për qytetarët shqiptarë është një shqetësim i madh sepse kjo është një çështje e thyerjes së privatësisë konfidencialitetit të votuesve.

Autoritetet shqiptare do të bëjnë hetime dhe të japin vlerësim ligjor lidhur me këtë cështje. Autoritetet shqiptare të kujdesen për këtë cështje”.

Lexo edhe: Vëzhguesi i OSBE: Problem shitblerja e votës, raporti përfundimtar në 28 Maj

Ndërkohë që Aleksander Pociej, shefi i delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës deklaroi se informacioni si do të votojnë qytetarët e vendos demokracinë në rrezik.

Qytetarët duhet të jenë të sigurt. Pse është vota e fshehtë? Sepse duhet të mbetet e fshehtë dhe cdo rrjedhje informacioni që tregon si do të votoj unë e vendos në kërcënim qytetarin dhe kjo është kërcënim për demokracinë dhe një votim normal.

Në fakt nuk e dimë si ka ndodhur kjo dhe kush fshihet, nuk po bëjmë akuza, jo vetëm për shqiptarët, por për cdo vend tjetër, në këtë mënyrë demokracia mund të vendoset në rrezik, kjo vlen për të gjitha vendet” tha ai./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!