Patriarku i Moskës viziton për herë të parë Shqipërinë

schedule23:06 - 17 Prill, 2018

schedule 23:06 - 17 Prill, 2018

Patriarku i Moskës, Kiril do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë në fund të muajit Prill. Vizita e Patriarkut rus Kiril në Shqipëri do të zhvillohet në datat 28-30 Prill dhe do të takohet me kryepeshkopin Anastas Janullatos.

Patriarku i Moskës do të takohet gjithashtu edhe me Presidentin Ilir Meta dhe autoritetet të tjera të shtetit shqiptar, shkruan tvklan.al. Lajmi është bërë me dije nga zëdhënësi i Partiarkanës së Moskës, i cili shtoi gjithashtu se Patriarku Kiril dhe kryepeshkopi Janullatos kanë njohje miqësore me njëri-tjetrin prej më shumë se 50 vitesh.

Edhe vet kreu i Kishës Ortodokse Ruse ka folur për këtë vizitë. “Shpresoj se në fund të muajit do të zhvillohet vizita ime zyrtare në Shqipëri”, tha Kiril duke folur gjatë një pritje në Ministrinë e Jashtme ruse me rastin e Pashkëve Ortodokse. Është hera e parë që Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë viziton vendin tonë. /tvklan.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!