Në një intervistë për ABC News një nga zërat më kritik të kreut të opzoitës, Lulzim Basha, ish-nënkryetar i kësaj force politike, Astrit Patozi, u shpreh mosbesues ndaj përfundimit të procesit të nisur nga PD për ndryshimet statutore. Sipas tij, kush pretendon se problemet vijnë thelbësisht për shkak të statutit është në rastin më të mirë naiv dhe në rastin më të keq maskon problemin e vërtetë.
Me devizën “Askënd për të humbur dhe gjithkënd për të fituar”, 8 muaj më parë filloi lëvizja për ringritjen e Partisë Demokratike, me 11 pika bazë, sot ende e hapur për ndryshime dhe plotësime për të rikthyer Partinë Demorkatike të lavdisë së dikurshme. Kështu thekson ish-nënkryetari i kësaj force politike Astrit Patozi, kur bën tre dallime thelbësore mes Partisë Demokratike të 22 Marsit 1992 dhe asaj të 25 Qershorit 2017.
Astrit Patozi: “Për shkak të kontrastit të fortë gjendja bëhet edhe më e pashpresë, atëherë PD ishte shumicë dërrmuese që frymëzon, sot Partia Demokratike është pakicë e pafuqishme që shton depresionin, për fat të keq. Atëherë PD kishte një lider karizmatik dhe kishte shumë personalitete rrotull tij. Pra kishte lider, kishte dhe ekip. Sot Pd nuk i ka. Atëherë PD kishte projekt të madh, i cili do të transfoprmonte siç ndodhi të gjithë shoqërinë shqiptare. Kurse sot PD nuk ka asnjë projekt të vogël për të reformuar veten e saj”.
Ky është fundi, sipas tij, por vetëm i një cikli që nuk duhet përsëritur.
Astrit Patozi: “PD ka rrëshqitur në këto kuota dramatike kryesisht për shkak të liderishipit të gabuar Lulzim Bashës në këto 5 vitet e fundit. Nuk mendoj se kjo është fundi i ciklit të një partie politike por unë mendoj se kjo është fundi i një lidershipi të gabuar”.
Procesit të nisur nga kryetari Lulzim Basha, të ndryshimeve statutore përmes propozimeve të anëtarësisë, Astrit Patozi nuk i rezervon asnjë fije besimi.
Astrit Patozi: “Të jem i sinqertë, nuk kam asnjë shpresë që ky proces deri në Kuvendin e PD do sjelli gjë të re. Kuvendi i ardhshëm i PD do jetë kongres i vazhdimësisë që do noterizojë privatizimin total të PD. Mendoj që ata që kërkojnë zgjidhjen e krizës shumëdimensionale tek disa ndryshime statutore në rastin më të mirë janë naivë politik dhe në rastin më të keq shërbejnë si salvaxhente që Lulzim basha t’ia hedhi dhe të dalë në breg. Kishim statut që për 5 vjet u hodh në plehra. Nuk ka garanci që edhe statuti i ri s’do ketë të njëjtin fat. PD ka vetë një rrugë që të ringrihet. dhe kjo ndodh përmes votës dhe garancive të forta që rregullat e lojës do respektohen”.
Sa i përket bashkimit të zërave demokratë me thirrjet e mazhorancës për transparencë sa i përket kontratave të lobimit të PD-së.
Astrit Patozi: “Këto lloj akuzash kanë ardhur nga shypi i huaj dhe për këtë janë paraqitur prova. Kjo e bën të detyrueshme përgjigjen serioze të zotit Basha, shpjegimet kanë qenë të pamjaftueshme në opinion im. Nëse doni të dini opinioni tim, linja ruse s’ka të bëj me të vërtetën. Unë nuk besoj në asnjë çast që zoti Basha të jetë futur në një linjë pro-ruse për të përfituar politikisht”.
Një hap i parë drejt bashkimit të gjithë demokratëve janë mbajtja e zgjedhjeve, thekson Astrit Patozi, ndaj kryetari të pranojë përgjegjësite e tij dhe të lejojë votën të ndajë pakicën nga shumica si në çdo formacion demokratik./abcnews.al