Patozi: Palët zihen për mustaqet e Çelos, është teatër i pisët për të evituar atë që duhet të bëjnë

schedule21:57 - 3 Qershor, 2020

schedule 21:57 - 3 Qershor, 2020

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike e ka quajtur farsë diskutimin e gjatë të nisur prej disa ditës mes palëve për të arritur një dakordësi për Reformë Zgjedhore.

Ai tha se e gjithë kjo bëhet për të hequr vëmendjen nga ajo që duhet bërë në të vërtetë.

“Nuk pres asgjë prej asaj tryeze. Ky është një teatër i pisët i të gjithë ambientit politik në Shqipëri. Këta po grinden për asgjë. Nëse do bien dakord. Gjithë ky investim mbi gjelat politikë bëhet për asgjë.

 Ata po zihen për mustaqet e Çelos, që të mos bëjnë atë që duhet të bëjnë. Sistemi është A-ja. Të fillosh nga sistemi, për të çarë sulltanatin modern. Për të evituar atë që duhet të bëjnë që e kanë detyrim për ta bërë, po bëjnë sikur zihen për një gjë të parëndësishme.

Kjo po bëhet sepse është pak më e mirë se asgjë. Aktori ndërkombëtar është duke e vuajtur me të dy palët. Për çështjet e mëdha që duhet të diskutojë politika sot nuk mjaftojnë rekomandimet e OSBE-ODHIR”, tha Patozi./abcnews.al