Patologjitë e retinës, në Universal Eye Hospital ofrohen të gjithë llojet e trajtimeve

schedule16:50 - 23 Mars, 2022

schedule 16:50 - 23 Mars, 2022

Patologjitë e retinës së syrit, janë ndër sëmundjet më të përhapura dhe më të rrezikshme të syrit. Në vendin tonë këto patologji janë shumë të shpeshta. Kirurgu vitreo-retinal  Kadri Venkatesh, në Universal Eye Hospital ne spitalin amerikan 3, tregon disa prej simptomave kryesore që shfaqin këto probleme. Ai këshillon të gjithë personat që të paraqiten menjëherë tek mjeku sapo vihen re këto shqetësime.

“Disa prej shqetësimeve më të shumta kur kemi të bëjmë me problemet e retinës janë ndjesia sikur shihni drita përpara syve, të cilat përsëriten herë pas here. Hapësira të zeza përpara syve, nëse vini re diçka si litar që lëviz përpara jush sa herë rrotulloni kokën. Nëse vihen re këto simptoma duhet menjëherë të paraqiteni tek mjeku specialist. Është shumë e rëndësishme koha kur paraqiteni tek mjeku. Sa më shpejt të paraqiteni nga momenti kur vini re këto simptoma aq më i thjeshtë bëhet trajtimi. Pacientët që vuajnë nga diabeti kanë riskun më të lartë për të pasur probleme me retinën. Edhe nëse nuk vënë re këto simptoma personat diabetikë duhet të bëjnë kontrolle periodike tek mjeku okulist”.

As fëmijët nuk përjashtohen nga këto probleme. Në Universal Eye Hospital në spitalin Amerikan 3, ofrohet trajtimi me të gjithë metodat.

“Edhe fëmijët mund të kenë probleme të retinës. Madje tek ta trajtimi është edhe më i vështirë se tek të rritur, ndaj prindërit nuk duhet ti neglizhojnë. Në spitalin amerikan 3 ne ofrojmë të gjitha mënyrat e trajtimit të këtyre patologjive. Janë 3 mënyra trajtimi, lazeri, injeksionet si edhe ndërhyrja kirurgjikale. Por edhe njëherë rëndësi shumë të madhe për rezultate më të shpejta dhe rikuperim më të shpejtë të shikimit ka koha kur paraqiteni tek mjeku”.

Dr. Kadri Venkatesh është ekspert në trajtimin mjekësor dhe kirurgjikal të sëmundjeve të retinës dhe të traumave okulare. Me një eksperiencë 15 vjeçare në kirurgjinë e retinës, Dr. Kadri Venkatesh ofron eksperiencën e tij për pacientët shqiptarë, çdo ditë në Universal Eye Hospital në Spitalin Amerikan 3.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!