Temperaturat shumë gradë nën zero kanë ngrirë kanalet e Amsterdamit. Duke sfiduar motin e ftohtë, një i ri është shfaqur duke bërë patinazh mbi akull në kryeqytetin holandez.
Gjysmë i zhveshur duket se ishte i lumtur me patinazhin pasi kishte në dispozicion të gjithë pistën e akullt ndërsa spektatorët e shikonin të befasuar për guximin e tij.
Por kur ai vendosi të bënte një kthesë, akulli i hollë u thye dhe i riu u zhyt në ujin e akullt. Holandezi i ri me flokët e kapur në një gërshet, duket se u zbavit, ndërsa rënien e tij e shoqëron me një buzëqeshje.
Për fat të mirë, një qytetar që ishte aty pranë e tërhoqi me një litar për ta çuar diku që ngrohej, sipas gazetës britanike “The Sun” e cila ka postuar në faqen e saj videon në fjalë. g.v/abcnews.al