Pati probleme me zemrën gjatë ndeshjes, mësohet gjendja e mbrojtësit të Romës

schedule09:30 - 15 Prill, 2024

schedule 09:30 - 15 Prill, 2024

Evan Ndicka i trembi të gjithë në minutën e 71-të të ndeshjes Udinese-Roma, pasi u shtri në tokë për probleme në zemër, ndonëse për fat të mirë nuk e humbi vetëdijen për asnjë moment.

Mbrojtësi i Romës është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, pasi i ishte kryer një elektrokardiogramë më parë në stadium, teksa bëhet me dije se tashëm është i shtruar me kodin e verdhë.

Thënë ndryshe, gjendja e mbrojtësit nuk duket fort shqetësuese, megjithatë pritet që të kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme, para se të vendoset për largimin nga spitali.
Ndërkohë edhe futbollistët e tjerë të Romës kanë zbarkuar në spital me autobusin e klubit, pasi kanë kërkuar që të jenë pranë shokut të tyre në këto momente të komplikuara për shëndetin e tij.

Sfida mes Udineses dhe Romës u ndërpre në minutën e 71-të, për të mos vijuar më, pasi tronditja ishte e madhe dhe futbollistët verdhekuq nuk dëshironin të vazhdonin lojën, ndërkohë që shoku i tyre i skuadrës ishte në rrezik për jetën.

Të gjithë mendonin se kishte të bënte me një infarkt, por analizuat e para hodhën poshtë këtë hipotezë. Jo vetëm tifozët e Romës, por të gjithë ishin në ankth për gjendjen e Ndicka-s, ndërsa klubi i Romës u kujdes për të qetësuar situatën duke publikuar një foto të mbrojtësit nga Bregu i Fildishtë nga spitali i Udines:

“Evan ndihet mirë, është edhe në humor të mirë. Ai do të qëndrojë në spital, për të qenë nën kujdesin e mjekëve”, lexohet në statusin e klubit verdhekuq./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!