Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin, ka shkaktuar polemika pasi shkoi në pub, dhe pse e dinte se kishte qenë në kontakt me një person të infektuar me Covid. Liderja e re socialdemokrate mori pjesë në një festë në Helsinki, pak pas deklaratës së ministrit të jashtëm me të cilin ajo kishte pasur kontakte se ishte infektuar me Covid, shkruan BBC
Pas kritikave Marin kërkoi falje në rrjete sociale: Duhej të kisha vlerësuar më mirë situatën. Më vjen keq që nuk e bëra.
Gjithsesi para se të kërkonte falje, kryeministrja u mbrojt duke pohuar se i kishin thënë të mos izolohej pasi ishte e vaksinuar, por gjithsesi mori një mesazh nga shërbimet shëndetësore dhe policia e sigurisë për të shmangur kontaktet sociale. Por ajo nuk e kishte parë këtë mesazh në kohë.
Pasi lexoi mesazhin një ditë më vonë, ajo u testua dhe rezultoi negative. Sipas udhëzimeve që janë në fuqi në Finlandë, personat që kanë bërë të dy dozat e vaksinës kundër Covid, nuk duhet të izolohen dhe në rast se janë në kontakt me dikë që është pozitiv.
Gjithsesi mediat finlandeze raportojnë se udhëzimet për ministrat dhe nëpunësit e qeverisë, rekomandojnë kufizimin e kontakteve sociale në një rast të tillë. Opozita e cilësoi si të papërgjegjshme sjelljen e kryeministres.
/abcnews.al