Ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare ish-basketbollistja e njohur, Hyrmete Gjeta. Ajo pati komplikimeve në zemër dhe për fat të keq nuk mundi t’i kalojë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Notit përmes një postimin në rrjetet sociale, ku shpreh ngushëllime të sinqerta për familjarët.
“Hyrmete Gjeta, një nga figurat e njohura të Sportit Shqiptar u nda sot (dje) nga jeta.
Znj. Gjeta ka qenë kampionia e Basketbollit e cila fitoj 5 Kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë.
Kontributi i saj më pas vijon si Sekretare e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Pinpongut e më pas si Sekretare e Përgjithshme e Federatës së Notit.
Federata Shqiptare e Notit shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët, miqt e të afërmit e znj.GJETA”, thuhet në postim.
Kujtojmë që Hyrmete Gjeta fitoi 5 kampionate dhe 3 Kupa të Shqipërisë në basketboll. Më pas, kuntribuoi në Federatën Shqiptare të Pingpongut si Sekretare e Përgjithshme dhe më pas në të njëjtin rol në Federatën Shqiptare të Notit./abcnews.al


