Patentë… me prindin pranë/ Eksperti: Mund të pajisen edhe 17-vjeçarët, por të njohin rregullat

schedule12:17 - 30 Tetor, 2023

schedule 12:17 - 30 Tetor, 2023

Në Shqipëri shofer bëhesh 18 vjec, por së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor po shqyrton mundësinë e uljes së moshës për marrjen e patentës. Sipas nisës së ndërmarrë, duke iu referuar modelit gjerman, leja e drejtimit mund të merret 17 vjec, por me një kusht që shoferi  ri të shoqërohet gjatë drejtimit të mjetit nga një familjar me historik korrekt në drejtimin e automjetit.

“Ka të aftë 17 vjec, ka edhe të paaftë 50 vjec dhe 60 vjec. Nuk shoh asnjë lloj problemi. Nuk është herët? Pse herët, ja ku i ke në qarkullim, më mirë t’i marrin patentat të licensuara sesa me lek dhe mos jenë në sistem.”

“Është herët sepse është një moshë shumë e vrullshme të marrë një mjet me fuqi të madhe motorrike dhe tja japësh një 17 vjecari ështe e tepërt.”

“Edhe 18 që e kemi marrë ne është e hershms. Nuk mjafton një kurs për të marrë një makinë, duhet një kujdes.”

“Duket si diferencë e vogël, por ka shumë ndryshim zhvillimj nga 17 në 18”

Për ekspertët e sigurisë rrugore kjo nismë është normale, në një kohë kur Shqipëria po punon për përshtatjen e legjislacionit me Bashkimin Europian, në kuadër të procesit të integrimit.

“Në këtë kendvështrim e shoh krejt normale këtë nismë, vetëm se duhet rritur pak kontrolli, duhet te shoqërohen gjithmonë nga të afërmit. Është krejt e pranueshme që dhe 17 vjec mund ta marrë sepse është një qytetar i rritur.”

Sipas ekspertit Artur Sulçe duhet futur edukimi për qarkullimin rrugor edhe në shkolla.

“Ashtu sikurse DSHPTRR është në avangardë duke përafruar legjislacionin, po ashtu edhe në shkolla duhen dhënë elementët bazikë të sigurisë rrugore, sepse mund të fitojmë jetë dhe në rrugë nxjerrim njerëz të përgatitur”

Sulçe thekson se një 17-vjeçar që për nje vit do të shoqërohet nga një i rritur do të jetë më i përgatitur sesa një 18 vjecar që sapo merr lejen e drejtimit dhe përballet me drejtimin e mjetit në rrugë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!