Hoteli i konfiskuar i kalon policisë/ Vlorë, Balla: Përdoret nga policia si qendër trajnimi dhe pushimi

schedule11:22 - 23 Janar, 2024

schedule 11:22 - 23 Janar, 2024

Një hotel 5 katësh I konfiskuar në qytetin e Vlorës, do të kthehet në një qendër trajnimi dhe pushimi të përbashkët për punonjësit e policive të Shqipërisë dhe Kosovës. Lajmi u dha nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili ishte në ambientet e kësaj ndërtese sëbashku me homologun e tij kosovar, Xhelal Sveçla.

Hapësira e ndërtimit është mbi 3000 metra katrorë edhe është një prej pasurive të konfiskuara në kuadër të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të cilat me ligj vendosen në përdorim të institucioneve shtetërore.

Ndërtesa e konfiskuar në bregdetin e Vlorës ishte në pronësi të Shpëtim Brahimajt. Nga hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda rezultoi se trualli dhe hoteli i regjistruar në emër të Shpëtim Brahimaj, është rrjedhojë e të ardhurave financiare nga aktiviteti kriminal i djemve të tij, në Itali dhe Holandë.

Më herët, Policisë së Shtetit I kanë kaluar edhe dhjetra makina luksoze të konfiskuara. Tashmë mjete apo prona të paluajtshme të krimit apo korrupsionit, të konfiskuara, nuk do të nxirren më në shitje, për të parandaluar rikthimin e tyre tek të njëjtët, por do të përdoren për nevoja të shtetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!