Në shtator të vitit 1913, gati një vit pas shpalljes së Pavarësisë, në Vlorë zbarkuan një grup profesorësh italianë, me qëllim realizimin e një studimi të imtësishëm për ekonominë e shqiptarëve si dhe për resurset natyrore të vendit. Pikërisht rezultatet e këtij studimi, që është i pari në llojin e vet, sjell ky dokumentar.
Çfarë resursesh natyrore fshihte mbitoka dhe nëntoka shqiptare, të dhënat e para për praninë e naftës në Kuçovë, zhvillimi që mund të sillnin burimet e shumta ujore, vendet ku mund të ndërtoheshin hidrocentrale etj.
Porse më hollësisht profesorët italiane janë marrë me bujqësinë, stadin e saj, që vlerësohet primitiv, çifligjet më të mëdha dhe çifligarët më të pasur, çmimet e produkteve që ne i kemi konvertuar me vlerën aktuale. Në fund të studimit italianët kanë shkruar edhe këshillat e tyre nisur nga nevoja e një situate të qetë politike dhe qeveritarë të pakorruptuar, deri te mundësitë e shtetit italian për të fabrikuar studentët e parë të agronomisë, apo edhe instalimi në Shqipëri i specialistëve italianë të bujqësisë./abcnews.al