Pasuria “djeg” gjyqtarin e Apelit Tiranë

schedule18:36 - 17 Dhjetor, 2018

schedule 18:36 - 17 Dhjetor, 2018

Në një hark kohor prej më pak se 100 minutash Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin përfundimtar për dy gjyqtarë dhe një prokuror. Problemet me pasurinë “ndëshkuan” gjyqtarin e Apelit Tiranë, Fatos Qato.

KPK vendosi shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë seancës dëgjimore Qato nuk justifikoi në KPK pagesën e plotë të apartamentit të tij, mundësinë për 25 mijë euro kosto të arredimit të banesës, si edhe shpenzime të tjera si shkollimin e fëmijëve dhe udhëtime jashtë vendit.

Në një tjetër seancë, KPK konfirmoi në detyrë kryetaren e Gjykatës së Krujës, Alma Kolgjoka dhe Prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Arben Kraja. Sipas Komisionit, ata kishin arritur një nivel të besueshëm në kriteret për të cilat u vlerësuan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!