Pasuesja e David Sassoli, kush është Presidentja më e re e Parlamentit Europian?

schedule12:18 - 18 Janar, 2022

schedule 12:18 - 18 Janar, 2022

Roberta Metzola është zgjedhur presidente e Parlamentit Europian, me 458 vota pro. Vlen të theksohet se Metzola ka marrë më shumë vota se paraardhësi i saj, David  Sassoli, i cili u zgjodh me 345 “pro”, por edhe nga presidentja e Komisionit Europian,  Ursula von der Leyen (383 vota).

Presidentja e re, në fjalimin e saj të parë, theksoi diversitetin si një element të fortë të Europës dhe iu referua, ndër të tjera, çështjes së Qipros, duke thënë se BE-ja nuk mund të konsiderohet e plotë për sa kohë që Qiproja mbetet e ndarë.

Në postimin e saj të urimit në Twitter për presidenten e re,  von der Layen vuri në dukje se ajo është gruaja e tretë që merr këtë rol të lartë institucional dhe u zotua të punojë me të për rimëkëmbjen e BE-së dhe për një “të ardhme europiane të gjelbër, digjitale dhe të ndritshme”.

Edhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka uruar presidenten e re, i cili e ka cilësuar Parlamentin Europian si “zemrën e demokracisë europiane”.

Eurodeputetja konservatore malteze, tani 43 vjeçe, është nënë e katër fëmijëve, një avokate e të drejtave LGBTQ + dhe një nga personat që është kundër abortit. Malta është shteti i BE-së me legjislacionin më drakonian kundër abortit dhe ajo qershorin e kaluar votoi kundër një raporti që njihte të drejtat seksuale dhe riprodhuese si të drejta themelore të njeriut, raporton abcnews.al

Metsola kishte mbështetjen e tre euro-grupeve kryesore. Përveç PPE-së, është votuar edhe nga eurodeputetët e socialistëve (S&D) dhe grupi Renew. Metsola është pjesë e krahut të moderuar të PPE dhe vitet e fundit ka spikatur mbi të gjitha për punën ndërmjetësuese me grupet e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.

43-vjeçarja hyri në Parlament në vitin 2013 dhe ishte një nga eurodeputetet e para të zgjedhura në Maltë. Para kësaj, ajo ishte një eksperte për të drejtën europiane dhe nga viti 2012 deri në 2013 ka punuar si këshilltare e Përfaqësueses së Lartë për Çështjet Europiane, Catherinë Ashton.

/abcnewsa.l

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!