Lionel Messi këmbëngul që Barcelona të blejë Neymar. Katalanasit u munduan këtë verë ta mbyllnin me sukses operacionin e transferimit të brazilianit, por sigurisht bëhet fjalë për një mision shumë të vështirë. Mënyra se si u largua Neymar, apo edhe gjyqi që ka hapur me klubin spanjoll, nuk janë kapërdirë akoma.
Gjithsesi Messi dëshiron që kur të largohet Barcelona të mos e vuajë mungesën e tij. “France Football” zbulon edhe fjalët që argjentinasi i ka thënë Neymar dhe sikurse kuptohet e ka “bekuar” si pasuesin e tij.
“Vetëm së bashku mund të fitojmë Champions League. Dua që të kthehesh, për dy vite do të largohem dhe ju do të jeni i vetëm dhe do të merrni vendin tim”, raportohet t’i ketë thënë Messi sulmuesit të PSG, Neymar. /abcnews.al