Pasuesi i Ardi Veliut, Karamuço tregon emrin e ri që mund të drejtojë Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore

schedule13:40 - 21 Nëntor, 2023

schedule 13:40 - 21 Nëntor, 2023

Më 23 tetor të këtij viti, Ardi Veliu dha dorëheqjen nga drejtimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Mirëpo, deri më tani nuk ka ende një emër se kush mund ta zëvendësojë.

LEXO EDHE: Operacioni i SPAK/ Karamuço zbulon detajet: Ka në qendër linjën e trafikut të kokainës

I pyetur nga gazetarja Elisa Gjerani lidhur me drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço zbuloi në “Tirana Live”, se “Ka një emër që ka qarkulluar këto ditë. Kushti i vetëm që është vendosur nga kryeministri është që nuk duhet të vijë nga radhët e policisë. Bëhet fjalë për Florian Sulejmanin”.

Kujtojmë që Florian Sulejmani është aktualisht drejtor i vetting-ut në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP)./abcnews.al