Achraf Hakimi pritet të zyrtarizohet te PSG për 60 milion euro dhe 10 milion në formë bonusesh, ndërkohë që Interi po mendon për pasuesin e mbrojtësit maroken.
Sky Sport raporton se klubi italian ka nisur kontaktet me Arsenalin për spanjollin Hector Bellerin, madje i ka bërë edhe një propozim.
Interi po tenton ta huazojë dhe të përfshijë në marrëveshje nëj klauzolë që i jep mundësinë për ta blerë. Arsenali e vlerëson Bellerin me 20 milion euro.
Pritshmëritë janë që negociatat të përshpejtohen në orët e ardhshme. Nëse dështohet në pistën Bellerin, alternativë është Davide Zappacosta. /abcnews.al