Pastronte shtëpinë nga përmbytjet, pickohet nga gjarpri

schedule10:49 - 1 Dhjetor, 2017

schedule 10:49 - 1 Dhjetor, 2017

“Jemi të zhytyr në ujë dhe nuk kemi asnjë ndihëm nga askush, ju lutem na ndihmoni, një nga pjesëtarët e familjes sime është pickuar nga gjarpri”.

Nuk kanë mjaftuar përmbytjet, mungesa e energjisë elektrike dhe i ftohti për një familje në Murqinë të Fushë-Krujës.

Një familje ka raportuar në tvklan.al se një prej pjesëtarëve të shtëpisë është pickuar nga gjarpri, teksa ka qenë duke lëvizur orenditë e shtëpisë të cilat janë nën ujë./abcnews.al