Tillandsia është një lule e pazakontë dhe ekzotike, shumë e vlerësuar për dekorin. Ajo është një lule tropikale, por ka fituar popullaritet, pasi rritet në ambiente të mbyllura. Është një bimë shumëvjeçare dhe zë rrënjë në kushte të ndryshme klimatike.
Vendet në dritare nga lindja dhe veriu janë më të përshtatshme për Tillandsian. Mund të kultivohet në enë të veçanta qelqi, në formë koni apo në lëvore druri me myshqe.
Ndërsa për ta kultivuar në dhé, ia vlen të vendosni dhe pjellor dhe humus, por edhe i përzier me myshk është njësoj i mirë. Kjo lule kërkon ujitje të rregullt, çdo 2 – 3 ditë. Më së miri është të përdoret uji i shiut apo uji i pastër pa gëlqere. l.k/abcnews.al
https://www.instagram.com/p/CD3Pn1-Hdry/?utm_source=ig_embed