Pastrimi i politikës nga krimi/ Ambasadori Smith: Në disa raste, Shqipëria zbaton standardet më mirë se institucionet evropiane

schedule20:43 - 18 Korrik, 2024

schedule 20:43 - 18 Korrik, 2024

Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith thotë se në disa raste, autoritetet shqiptare po zbatojnë standardet evropiane në lidhje me elementët kriminalë në politikë, më mirë se vetë institucionet evropiane, duke iu referuar edhe çështjes së Fredi Belerit.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, individët e gabuar marrin pushtet ata fitojnë para për vete, duke bërë që të devijojnë fondet në projekte që nuk janë me përparësi për qytetarët.

Pyetje: Ju keni të drejtë, sepse po shikoja që edhe në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe, fitoi një djalë 22 vjeç si përfaqësues i zonës së vet elektorale, për shkak se sistemi është i tillë, është maxhoritar, njeriu ka mundësinë të takohet të flasë, të ndajë idetë, por prapë streha e partive të mëdha është strehë e partive të mëdha dhe kjo duhet thënë. Ju përmendët faktin që skena politike duhet të pastrohet, nga elementët kriminalë. Do ju bëj një pyetje që nuk lidhet posacërisht me qëndrimin e Britanisë së Madhe, që tashmë është jashtë BE, por me një qëndrim të përbashkët që Britania ka me BE dhe me SHBA largimi i elementëve kriminalë nga jeta publike në përgjithësi dhe veçanërisht nga skena politike. Një prej kandidatëve në zgjedhjet lokale vjet u kap i përfshirë në krim elektoral pra në blerje votash. U gjet fajtor nga shteti shqiptar, për shkak të etnisë së tij në vendin ku u zgjodh, bëhet fjalë për z. Beleri pati një debat shumë të madh mes Shqipërisë dhe Greqisë. Rrokullima e ngjarjeve solli që z.Beleri më pas të zgjidhej përfaqësues i Demokracisë së Re në PE, pasi u fut në listë nga kryeministri Mitostakis si rrjedhojë ne patëm një të dënuar nga sistemi i drejtësisë shqiptare të zgjedhur nga sistemi politik europian. Dhe shumë vetë sot thonë po mirë, nëse Europa ia mundëson një personi të dënuar të zgjidhet politikisht përse Shqipërisë vazhdojnë t’i imponojnë ligjin e dekriminalizimit. Dikush pyet mos ka ardhur momenti ta heqim këtë ligj?

Alastair King-Smith: Pyetjet që po bëni janë shumë të rëndësishme, dhe fakti është që do të ketë gjithmonë debat për mënyrën e zbatimit të parimeve të demokracisë dhe shmangies së kriminalitetit dhe korrupsionit. Mendoj se një prej elementeve pozitive është se institucionet shqiptare po zbatojnë standardet evropiane dhe në disa raste më mirë se vetë institucionet evropiane. Është shumë e rëndësishme që kjo të vijojë, sepse do të sjellë zgjedhje të duhura dhe lulëzimin e jetës politike në interes të qytetarëve shqiptarë. Ky është qëllimi fundor, apo jo. Nëse individët e gabuar marrin pushtet ata fitojnë para për vete, devijojnë fondet në projekte që nuk janë me përparësi për qytetarët. Pra qeveria duhet të mbështesë qytetarët, dhe ne shpresojmë që ndërkohë që jeni në këtë rrugëtim këto parime të zbatohen në Shqipëri, duke besuar se Shqipëria do të jetë pjesë shumë e rëndësishme e familjes evropiane, por me shpresë siç edhe ju thatë, edhe pjesë e Bashkimit Evropian. Dhe për këtë e di fare mirë që qeveria jonë do ta mbështesë fort Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!