“Pastrimi i parave në rritje”, Dumani: SPAK ka raportuar 12 çështje të reja brenda një viti

schedule10:43 - 16 Mars, 2023

schedule 10:43 - 16 Mars, 2023

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka raportuar për punën 1-vjeçare të këtij institucioni para Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Dumani u shpreh se rastet për pastrim parash janë gjithnjë e në rritje, teksa shtoi se gjatë vitit 2022, janë raportuar 12 çështje të reja. Këto çështje, të cilat SPAK po i heton, kanë lidhje edhe me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndër të tjera, Dumani nënvizoi se një pjesë e këtyre çështjeve, janë me burim kallëzimi nga juridiksione jashtë Shqipërisë.

“Institucionet ligjzbatuese dhe prokuroritë, SPAK kanë rritur numrin e hetimeve për veprën penale të pastrimit të parave, referuar çështjeve të regjistruara. Rastet e veprave penale me juridiksion të huaj duke konfirmuar një fokus më të madh në këtë aspekt të pikës së planit të veprimit.

SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë gjithnjë e në rritje. Përgjatë vitit 2022, janë raportuar në total pranë ICRG, 12 çështje të reja të regjistruara dhe në hetim nga SPAK, që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale, të korrupsionit dhe të krimit të organizuar, ku janë evidentuar çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!