Pastrimi i parave dhe ndikimi i botës së krimit tek institucionet

schedule21:09 - 5 Shkurt, 2022

schedule 21:09 - 5 Shkurt, 2022

Ekspertët flasin për ndikimin e botës së krimit tek institucionet shtetërore përmes ligjeve specifike ose ligjet me porosi. Ata shpjegojnë se prej kohësh Shqipëria në listën e vendeve që monitorohen nga komiteti Manival për pastrimin e parave.

Gjergji Vurmo shpjegon se ligji për lojërat e fatit është rasti më i qartë ku gjenden elementet e stimulimit të pastrimit të parave. Ligji për lojrat e fatit është një ndër 50 ligjet me porosi sipas raportit të Transparencë International.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa flet për mundësitë për pastrimin e  parave nga bota e krimit, përmes PPP-ve.

Ky dokumentar është një produkt i @abcnews.al, zbatues të projekteve të financuara në kuadër të programit Investigative Network Albania (INA), një iniciativë e përbashkët e @QJournalism, @albanianmediainstitute dhe @Qendrafol.al, mbështetur nga @usembassytirana, e cila ka për qëllim rritjen e kapaciteteve të gazetarisë hulumtuese në nivel lokal dhe kombëtar. Për më shumë informacion mbi asistencën financiare në kuadër të kësaj iniciative vizitoni faqen www.ina.media.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!