Tërmetit të së shtunës nuk i shpëtoi as Kryesia e Kuvendit. Nga pamjet e siguruara nga ABC News shihen muret e Komisionit për Veprimtarinë, Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisit të cilat kanë pësuar plasaritje. Tani i mbetet ekspertëve të vlerësojnë nëse këto ambiente janë të rrezikshme apo thjesht kanë pësuar dëmtime të lehta.
Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter goditi Shqipërinë më 21 Shtator. Epiqendra e lëkundjeve ishte në afërsi të Kepit të Rodonit. Dridhjet u ndien më shumë në Tiranë dhe në Durrës, duke qenë se ishte në afërsi të epiqendrës.
Në këto dy qytete pati shtëpi dhe pallate të dëmtuara. Fatmirësisht nga tërmeti nuk pati viktima./abcnews.al