Pasojat e tërmetit, shkon mbi 23 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

schedule07:43 - 11 Shkurt, 2023

schedule 07:43 - 11 Shkurt, 2023

TURQI- Në Turqi dhe Siri vijon të rritet numri i personave të vdekur si pasojë e tërmetit shkatërrues të ditës së hënë.

Aktualisht, sipas ë dhënave të publikuara nga autoritetet bëhet e ditur se numri i viktimave ka shkuar në 23 831.

Në Turqi numri i të vdekurve raportohet 20318, kurse në Siri 3513. Që nga e hëna ekipet e kërkim-shpëtimit nga shume vende të botës vijojnë punën për të nxjerrë njerëzit e mbetur poshtë rrënojave.

Referuar numrit të viktimave, tërmeti i 6 shkurtit po listohen si 10 tërmetet më vdekjeprurës gjatë 20 viteve të fundit.

Si shumë vende të tjera, Shqipëria dhe Kosova kanë dërguar ekipet e tyre në Turqi për të dhënë kontribut në këtë tragjedi të madhe, që ka prekur kombin turk dhe sirian/n.m.abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!