Pasojat e pandemisë, mbi 10 milionë fëmijë të mbetur jetimë

schedule19:15 - 16 Shtator, 2022

schedule 19:15 - 16 Shtator, 2022

Rreth 10.5 milionë fëmijë në Indi, Indonezi dhe Egjipt kanë humbur të paktën një prind për shkak të Covid-19, thuhet në studimin e botuar në revistën prestigjioze JAMA Pediatrics

Vdekja e prindërve ka lënë te fëmijët pasoja që do të zgjasin për dekada, thuhet në studim.

Përveç traumës së humbjes, fëmijët jetimë rrezikojnë të zhvillojnë sëmundje mendore dhe kronike .

Studimet e mëparshme vlerësuan se rreth 1.5 milionë të mitur kishin humbur të paktën një prind ose kujdestar në 14 muajt e parë të krizës globale.

Një vit më vonë, vlerësimi rritet me një renditje të përmasave, komentoi Susan Hillis nga Universiteti i Oksfordit, anëtare e ekipit hulumtues , në faqen e internetit Nature . Siç theksoi ajo, pandemia ka rrit frikshëm numrin e fëmijëve jetimë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!