Pasojat e luftës në infrastrukturë, dëmet përllogariten deri në 10 miliardë dollarë

schedule17:40 - 7 Mars, 2022

schedule 17:40 - 7 Mars, 2022

Ukraina ka pësuar dëme me vlerë prej 10 miliardë dollarësh (7.62 miliardë paund) në infrastrukturën e saj që prej fillimit të pushtimit rus të vendit, njoftojnë autoritetet ukrainase, shkruan Skynews.

Ministria e infrastrukturës e Ukrainës tha se vlerësimi i fundit mbulon dëmet që nga fillimi i pushtimit rus të vendit 24 shkurt deri ditën e djeshme 6 mars.

Lexo edhe: “I duam trupat amerikane këtu përgjithmonë” shteti europian që po e “kopjon” Kosovën

Kjo vjen pasi ministria e brendshme e vendit tha se 4,000 njerëz janë ende për tu evakuuar nga periferitë e Kievit, përcjell abcneës.al.

“Rusia po bën gjithçka që mundet për të parandaluar korridoret humanitare”, shtoi ai.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet e sotme mbi luftën në Ukrainë

Sot në mëngjes, gjashtë korridore humanitare u hapën në Ukrainë, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.

Kjo pasoi një armëpushimi të rënë dakord për të ndihmuar civilët të evakuohen në mënyrë të sigurt nga qytetet e Kievit, Mariupol, Kharkiv dhe Sumy./abcnews,al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!