Manchester United rrezikon të humbasë një ndër sponsorët më të fuqishëm. Klubi i famshëm anglez firmosi në vitin 2014 një kontratë 7-vjeçare me Chevrolet, kompaninë automobilistike amerikane, pjesë e General Motors.
410 milionë euro u derdhën në arkat e “Djajve të kuq”, por ecuria e viteve të fundit ka sjellë zhgënjim të madh. Te tifozët dhe sponsorët e klubit. Daily Mail raporton se “gjiganti” amerikan po mendon t’i japë fund bashkëpunimit me United.
“Kontrata e nënshkruar ishte e tepërt që në fillim. Chevrolet pagoi shumë më tepër sesa ishte logjike dhe ishte e qartë që kjo kontratë nuk do rinovohej kurrë”, shprehet një burim i afërt i kompanisë amerikane. /abcnews.al


