Një lajm jo i mirë për të gjithë sportdashësit në Itali dhe jo vetëm. Ndeshjet e Seria A mund të luhen me dyer të mbyllura deri në muajin tetor. Këtë e ka deklaruar mjeku epidemolog, Pierluigi Lopalco, në një intervistë për “La República”.
“Duhet të jemi sa më transparent me njerëzit, por jo t’i fusim në panik ato. Sipas parashikimit tim, kjo situatë do të vazhdojë deri në verë. Zgjidhja më e mirë për futbollin është që aktivietet të zhvillohen me dyer të mbyllura”, tregon mjeku.
“Sigurisht që do ta kalojmë këtë moment të vështirë, por do ta bëjmë me ritme shumë të ngadalëta. Njerëzit do të dalin nga shtëpitë, do të shkojnë në punë, por do të duhet shumë kujdes”, mbyll Lopalco. /abcnews.al