Olympiacos-Wolverhampton do të luhet ditën e enjte, edhe pse klubi anglez kishte bërë një kërkesë në UEFA që kjo përballje të shtyhej. Qeveria evropiane e futbollit t refuzoi dhe takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura, si shumica e sfidave në kompeticionet evropiane në këtë periudhë.
Kërkesa e Wolves u bë për shkak se presidenti i Olympiacos, Evangelos Marinakis, rezultoi pozitive me Covid-19. Gjithsesi UEFA e mendoi ndryshe dhe tashmë tifozët e të dyja ekipeve do të duhet ta ndjekin këtë përballje në TV.
Cosmote TV, televizion kabllor grek, ka njoftuar se kjo sfidë do të jepet edhe në kanalin e tyre zyrtar në “Youtube”, falas. Kjo për shkak të epidemisë që ka përfshirë shumë shtete të botës nga Coronavirusi. /abcnews.al