11 automjete janë përfshirë në aksidentin e sotëm, pranë urës së Tajvanit. Sakaq, mësohet se 8 persona janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Gjithçka ndodhi kur një autobus i linjës së Unazës në Tiranë është përplasur me automjetet.
Sipas shefit të qarkullimit në Tiranë, Taulant Gjoka nuk përjashtohet pista e shpejtësisë.
“Është shpejt për të dalë në një përfundim në lidhje me shkaqet e aksidentit, Grupi hetimore po kryen veprimet e duhura. Disa drejtues mjeti që janë në vendngjarje po kontrollohen po merren të dhënat, dhe sigurisht po testohen edhe për nivelin e alkoolit, ndërsa ata që janë në spital, sapo të mbarojnë me ndihmën e parë do testohen.Dëmet janë të konsiderueshme, ka vend për të dyshuar per një shpejtësi.” u shpreh ai.
Më poshtë janë disa foto nga vendngjarja të realizuara nga LSA, ku ndër të tjera vihen re pasojat e shkaktuara nga ky aksident i rëndë
/abcnews.al