Pasoja pas Covid-it, momenti prekës kur 8-vjeçari del nga terapia intensive

schedule12:25 - 10 Dhjetor, 2020

schedule 12:25 - 10 Dhjetor, 2020

Duartrokitje, lot gëzimi, buzëqeshje dhe thirrje entuziazmi, nga mjekët, infermierët dhe prindërit e 8-vjeçarit Giannis. Vogëlushi grek doli dje nga Njësisë së Kujdesit Intensiv në Spitalin Universitar të Patras.

I emocionuar nga gëzimi i tij, babai i 8-vjeçarit Giannis foli për protothema.gr për forcën e shpirtit të djalit të tij dhe për ankthin e tij dhe të familjes, si dhe për ecurinë e shëndetit të të vogëlit.

Vogëlushi nga Pirgos pati ndërlikim të rrallë që ndodh pasi kalon koronavirusin. Ky është një nga të paktat raste që mjekët kanë hasur.

Sipas babait të 8-vjeçarit, ai kishte frikë se hapi tjetër do të ishte intubimi, por u shmang dhe tani Giannis është në krahët e nënës së tij në një dhomë spitali. Ata shpresojnë që gjithçka të shkojë mirë dhe kur mjekët ta lejojnë të largohen nga spitali në ditët e ardhshme, i vogli do të jetë në gjendje të hapë dhuratën e tij të Krishtlindjes me vëllezërit e tij, të cilët janë të shqetësuar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!