Paskal Milo: Samiti i Berlinit i vuri vijën e kuqe ndryshimit të kufijve

schedule19:51 - 30 Prill, 2019

schedule 19:51 - 30 Prill, 2019

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e emisionit “Mbrëmje Ide” ka komentuar samitin e mbajtur për Ballkanin Perëndimor një ditë më parë në Berlin. Ai është shprehur se procesi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë tashmë është në duart e dy shteteve më të fuqishme të BE-së, Francës dhe Gjermanisë.

“Dy vendet e madha nënvizuar se një marrëveshje e mundshme e madhe mes Kosovës dhe Serbisë, e cila do të eci në shinat e marrëveshjes së vitit 2013 do të vijë. Ata vendosën vijën e kuqen për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës”, tha Milo.

Me tej ai ka komentuar deklaratën e bërë nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili është shprehur se kërkon edhe mbështetjen e SHBA-ve, për procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Thaçi do të bënte gabim nëse do të bënte një lojë të tillë të madhe dhe ai nuk ka fuqi të fusë në lojë për të punuar me aktorët e mëdhenj global. Mesazhet që u dhanë në Bruksel janë një mesazh për Thaçnin dhe për gjithë të tjetër. Qoftë Franca dhe Gjermania nuk do e përjashtonin ndihmesën amerikane në proces. Ata thanë se për procesin, do të jenë ata që do vendosin”.

Duke folur për rolin e Mogherinit, ish-ministri u shpreh se u duk qartë se ajo nuk pati forcë që të çonte më tej procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ishte një spostim i Mogherinit dhe ishte shumë tepër për të, për të marrë përsipër një proces tepër delikat. Ishte një samiti i lamtumirës i largimit të Mogherinit nga posti që i është dhënë në Komision Evropian”.

Ai ka komentuar edhe qëndrimin e Haradinajt gjatë samitit të Berlinit.

“Qasja e Haradinajt e ka rritur staturën e tij si politikan në Kosovë. Qëndrim i tij i shërbeu Kosovës më tepër se diskutimet në ajër që u bënë për ndryshimin e kufijve. Nga një Korriku, ku dy palët duhet të futen në rrjedhën e famshme të negociatave duke leshur Kosova nga ana e saj taksën por edhe Serbia, se po shoh mesazhe se do shkojë drejt një marrëveshje për njohjen e Kosovës. Kjo do të jetë pista që do kenë edhe dy vendet e madha evropiane për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!