Paskal Milo: Rama dhe Kurti duhej të merreshin vesh para konferencës për shtyp

20:57 | 19/02/202020:570

Ish-ministri i Jashtëm, Paskla Milo i ka cilësuar si të tepërta zhvillimet e fundit politike mes Kosovës dhe Serbisë, ku duket se është krijuar një hendek në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Në një intervistë për gazetaren Linda Karadaku, në emisionin “Ballkan”, Milo duke iu referuar përplasjes së fundit mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës, tha se dy kryeministrat duhet të ishin marrë vesh para konferencës për shtyp.

“Unë nuk dua ta përgjithësoj nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës. Vërtet mund të ketë patur në momente të veçanta ndonjë ulje, por përgjithësisht tendeca ka qenë pozitive dhe marrëdhëniet kanë qenë shumë të ngushta. Ne në momente të veçanta.

Por le të flasin aktualisht, ka qenë e panevojshme u duhej kursyer shqiptarëve kjo ndjesi e këtyre ditëve, që midis Kosovës dhe Shqipërisë është krijuar një hendek, madje do ta quaja të tepërt dhe jo të mençur që kryeministrat e të dy vendeve në një konferencë shtypi, duke mos mjaftuar ajo çfarë kishin biseduar brenda zyrave të mund t’i shpallnin mosmarrëveshjet e tyre kaq hapur. Ndikoji negativisht në atmosferën e përgjithshme që duhet të kishte vizita për herë të parë e kryeministrit të qeverisë së re të Kosovës në Tiranë. Unë mendoj se kjo duhet kapërcyer me mirëkuptim, nuk është e thënë që për të gjitha çështjet të bien dakord sepse në fund të fundit pavarësisht se jemi një komb janë dy shtete që veprojnë në rrethana të ndryshme dhe jo gjithnjë mund të puqen interesat e dy shteteve. Nuk duhet të ngatërrohet koncepti i kombit dhe shtetit’, tha Milo. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono