Milani është një ndër klubet më të mëdha dhe ka adhurues në mbarë botën. Një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve kishte ndarë mendjen për të ndjekur nga afër duelin Milan-Genoa. David Mora Cvitanic mori rrugën nga Kili i largët për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës.
Tifozi latin u nis nga Punta Arenas dhe përshkroi plot 13.300 km rrugë. Një sakrificë e shkuar dëm, pasi ndeshja e programuar për këtë fundjavë u shty nga frika e koronavirusit.
“Kam përshkruar rreth 13.300 km për të shikuar Milanin tim. Nuk do kem kënaqësinë për të bërë tifozllëk për ty nga mitiku San Siro, por ndjesia është madhështore dhe më solli më tokat jugore të botës këtu. Forza Milan“, shkruan Cvitanic në rrjetet sociale. /abcnews.al
From the Chilean Patagonia I traveled more 13,300km to see you my @acmilan , I will not have the joy of supporting you from the mythical San Siro. but the feeling is great, it brought me from the southern lands of the world to here #ForzaMilan pic.twitter.com/jTnx65XYLc
— David Mora Cvitanic (@DavMoraCvitanic) February 29, 2020
Viajar mas de 13.000 km para verte @acmilan
y no podre cumplir mi sueño de verte en el estadio ni el de ver Casa Milan
Duele alma#ForzaMilan pic.twitter.com/gBjJoRnoNv— David Mora Cvitanic (@DavMoraCvitanic) February 25, 2020